“Më tha ky ja ka dorëzuar shtetin krimit”, Ahmetaj: Ja pse i kërkoj falje Ditmir Bushatit

“Më tha ky ja ka dorëzuar shtetin krimit”, Ahmetaj: Ja pse i kërkoj falje Ditmir Bushatit

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se i pari që e ka njohur shumë mirë Edi Ramën ka qenë Ditmir Bushati. Në një emision televiziv, ai i kërkoi falje, pasi sipas tij, e paralajmëroi se Rama ja ka falur shtetin krimit. Ahmetaj ka treguar se pse u rikthye në qeveri pas largimit si ministër i Financave. Ahmetaj: Kemi bërë një diskutim me Ditmir Bushatin në 2019-ën dhe kam rënë dakord pjesërisht me Ditmirin. E para ishte që ky është i padenjë të drejtojë shtetin. Këtu bie dakord. Dhe kur më tha, po pse u ktheve? Thashë u ktheva për njerëzit në rrugë, nuk u ktheva për atë. Më ka ardhur në zyrë, në zyrën, në zyrën time të vogël, aty, ministër shteti dhe ka thënë, të...