Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

Këto janë pamjet e një prej protestuesve që është dhunuar rëndë nga policia. Por bashkë me këtë të ri, është edhe një tjetër protestues i dhunuar. Policia ka refuzuar që t’i dërgojë në spital të dhunuar, që të fshehë provat kundër saj, por prania e deputetëve të PD-së aty dhe kërkesa e tyre e vazhdueshme ka bërë që policia të thërrasë autoambulancën dhe të dërgojë të dhunuarin në spital. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, nga Komisariati Nr. 1, tha për mediat se një prej protestuesve të shoqëruar është dhunuar nga policia dhe, sipas tij, është mbajtur në komisariat në kundërshtim me ligjin, edhe pse kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Ai tha se pas ndërhyrjes së deputetëve të opozitës, personi në fjalë është...