Me pistoletë stilolaps në xhep, arrestohet 32-vjeçari në Maliq
arma e sekuestruar KORÇË-Një 32-vjeçar në Maliq të Korçës është arrestuar pasi posedonte një pistoletë stilolaps. Arma iu gjet gjatë kontrollit fizik së bashku me disa fishekë. 32-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” Njoftimi i policisë: Posedonte pistoletë si stilolaps, me fishekë, kapet në flagrancë në një lokal dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Sekuestrohet pistoleta me formën e stilolapsit. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, strukturat e DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, organizuan punën dhe lokalizuan shtetasin...
Burimi:
zeri.ai