Me pankarta dhe kapele, studentët ‘diplomohen’ në sheshin e protestës: Vendet na i zunë Zegjinetë!

Me pankarta dhe kapele, studentët ‘diplomohen’ në sheshin e protestës: Vendet na i zunë Zegjinetë!

Disa studentë, të veshur me uniforma dhe kapele diplomimi, i janë bashkuar mbrëmjes së sotme protestës para Kryeministrisë. Ata kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme, për të denoncuar nepotizmin në Shqipëri. ‘Mjeke, por vendin ma zuri fëmija i një deputeti’, ‘Aktore, por nuk e përballoj dot jetesën’, ‘Shkenca politike, por vendin ma zunë Zegjinetë’, janë disa nga mbishkrimet kryesore në pankartat e studentëve.