Më keq se dr@g@’: Si po i krimin@l!zon të rinjtë shqiptarë industria e mashtrimit
‘Më keq se dr@g@’: Si po i krimin@l!zon të rinjtë shqiptarë industria e mashtrimit Në pamje të parë, zyrat duken si çdo korporatë tjetër moderne në zemër të Tiranës. Drita të forta neoni, rreshta të pafundmë kompjuterësh me ekrane të mëdha, karrige ergonomike dhe qindra të rinj rreth të njëzetave me kufje në vesh, që flasin rrjedhshëm në disa gjuhë të huaja, gjë që e bën mjedisin të duket si njëfarë kulle Babeli. Operatorët e rinj janë të regjistruar si punonjës të kompanive në dukje legjitime dhe me emra tërheqës, të tillë si “Magnolia Group”, “Espiron Studio”, “IOTA Network”apo “Koppa Network”. Megjithatë, e gjitha është një fasadë. Kur policia ndërhyri më 14 prill në zyrat e këtyre kompanive në qendër të Tiranës, ajo zbuloi një...
Burimi:
sot.com.al