“Më duheshin, kam borxhe”/ Zbardhet dëshmia e 58-vjeçarit

“Më duheshin, kam borxhe”/ Zbardhet dëshmia e 58-vjeçarit

“Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët”, kështu ka deklaruar autori i cili dështoi të grabiste 20 milionë lekë në filialin e FiBank në zonën e ish parkut të autobusëve në Tiranë. 58-vjeçari, i cili rezulton të jetë një sipërmarrës në ndërtim,  u arrestua pak minuta pasi kreu grabitjen dhe arriti të merrte 20 milionë lekë të vjetra. Fusha teksa mbante në dorë në çantë sportive, brenda saj kishte fshehur një kallashnikov, dhe sapo hyri në ambientet e bankës, qëlloi me armë në dysheme. Më pas ai shkoi te një nga arkat dhe mori shumën e parave, por u neutralizua në derën e sigurisë dhe më pas u arrestua nga policia.