‘Me atletet e bardha mendon se mashtron ndërkombëtarët’, protestuesja: Rama i dha 4.2 mln euro një këngëtari tallavaje
Një protestuese riktheu sërish vëmendjen te koncerti i reperit amerikan Kanye West që u mbajt në Tiranë më 11 korrik. Ajo akuzoi Ramën se vodhi buxhetin e shtetit, duke dhënë 4.2 mln euro përmes një akti që e cilësoi antikushtetues. Ajo tha se Rama mendon se mashtron ndërkombëtarët me atletet e bardha, por ata e dinë se kush është. “Ne jemi këtu për Shqipërinë, për t’i thënë stop tranzicionit 36-vjeçar. Ju s’mund ta mbani të ardhmen e popullit shqiptar peng. Shqiptarët dhe e gjithë bota e kanë kuptuar fytyrën e Ramës, mashtrues, i cili me atletet e veta kujton se do t’i mashtrojë liderët ndërkombëtarë. Ata e dinë kush jeni ju, që jeni një autokrat që keni vjedhur buxhetin bashkë me bashkëpunëtorët tuaj. Shembulli më...
Burimi:
sot.com.al