Me 90 vota pro, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën për procesin gjyqësor në Hagë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota një rezolutë përmes së cilës ka kërkuar nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, që të ushtrojë proces gjyqësor të drejtë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim, pasi një kërkesë e tyre për të shtuar një pikë në përmbajtje nuk u pranua. Në prezantimin e përmbajtjes, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se rezoluta është hartuar nga ekspertë të pavarur.
Burimi:
kohajone.com