Me 13 vota pro, Komisioni i Jashtëm kalon projektligjin për Bordin e Paqes

Me 13 vota pro, Komisioni i Jashtëm kalon projektligjin për Bordin e Paqes

Është miratuar me 13 vota pro projektligji për Bordin e Paqes për Gazën, në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit. Projektligji i kaloi Komisionit të Jashtëm, pasi mazhoranca miratoi me 80 vota pro, shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes për anëtarësimin e Shqipërisë në këtë bord. Tashmë marrëveshja përfundimtare do të miratohet në seancën plenare në Kuvend. Ndërkohë, janë rrëzuar edhe 3 amendimet e propozuara nga PD, të cilët kërkuan që të hiqej emri i Edi Ramës dhe të zëvendësohej nga Presidenti Bajram Begaj. E pranishme në komision, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali tha se ky projektligj është në përputhje me dispozitat e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare. Sipas Siropalit, ky partneritet mbetet garanci për...