Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur procedim penal ndaj punonjësve të paraburgimit 313. Meta ka ankimuar vendimin e organit të akuzës për mbylljen e verifikimeve lidhur me kallëzimin e tij, ku pretendonte shpërdorim detyre nga punonjës të institucionit të vuajtjes së dënimit, për mënyrën e trajtimit gjatë qëndrimit të tij në paraburgim dhe për kufizimin e komunikimeve. Pas shqyrtimit të kallëzimit dhe kryerjes së verifikimeve, Prokuroria e Tiranës vendosi të mos ngarkojë me përgjegjësi penale asnjë person, duke arritur në përfundimin se nuk kishte elementë të mjaftueshëm për ndjekje penale. Përmes ankimimit në gjykatë, ish-kreu i shtetit kërkon që vendimi i prokurorisë të rrëzohet dhe që gjykata të urdhërojë vijimin e...