Mbyllet protesta, Berisha nga selia e PD: Si e nderuat ju 22 marsin… bravo, e tmerruat Edvin Ramën

Mbyllet protesta, Berisha nga selia e PD: Si e nderuat ju 22 marsin… bravo, e tmerruat Edvin Ramën

Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti mbështetësit nga selia e partisë pas protestës së sotme, duke e cilësuar si një “kryengritje paqësore” të shqiptarëve. Berisha falenderoi qytetarët për qëndresën e tyre dhe për nderimin e 34-vjetorit të përmbysjes së diktaturës komuniste, ndërsa theksoi se protesta i ka dhënë një goditje qeverisë aktuale. Ai paralajmëroi se aksionet opozitare do të vijojnë dhe se për Edi Ramën nuk do të ketë paqe, duke premtuar protesta edhe më të mëdha në të ardhmen për ndryshimin e regjimit aktual. Berisha: “Një përshëndetje vëllazërore, një mirënjohje të pakufishme.Me guximin, trimërinë, qëndresën tuaj nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike të kombit shqiptar, përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë.Por njëkohësisht i dhatë edhe goditjen...