Mblidhet sot Kryesia e PD, do të miratojë ndryshimet në statut! Nuk preket neni ‘Basha’ e primaret

Mblidhet sot Kryesia e PD, do të miratojë ndryshimet në statut! Nuk preket neni ‘Basha’ e primaret

Kryesia e PD do të miratojë sot ndryshimet në statut, të hartuara vetëm pak ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të 30 majit. Mbledhja e Kryesisë në selinë blu do të nisë në orën 19:00. Ndryshimet që prekin ‘Kushtetutën’ e selisë blu ende nuk janë bërë publike, por mësohet se nuk do të preket neni “Basha” që detyron kryetarin të japë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, që nuk u respektua më 11 maj nga Berisha. Megjithë kritikat se primaret nuk po funksionojnë, as ky parashikim statutor nuk do të hiqet. Ndryshim mund të pësojë vetëm kuota e detyrueshme për të përfaqësuar kategori të caktuara në listat e kandidatëve për deputet ose kryetarë bashkish. Ndryshimet e tjera janë të natyrës organizative. Ato do të marrin vulën...