Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën, zbardhet agjenda

Mblidhet sot Asambleja e PS/ Nga zgjedhjet brenda strukturave, tek ato vendoret në 2027-ën, zbardhet agjenda

Mblidhet sot Asambleja e Partisë Socialiste. Ashtu siç ishte paralajmëruar, mbledhja e socialistëve do të mbahet mes Tiranës dhe Durrësit, në Lalz, ndërsa është parashikuar që aktiviteti të nisë zyrtarisht në orën 10:00. Kryeministri Rama, pasi bëri ndryshimet në qeveri, duket se ka kthyer sytë nga partia, ku në fokus është riorganizimi i saj. Sipas burimeve mëson se fjalën hapëse në mbledhje do ta ketë pikërisht Sekretari i përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi, për t’ja pasuar më pas kryesocialistit, Edi Rama. Po ashtu mësohet se kryefjalë e diskutimeve do të jetë puna e Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e brendshme të partisë dhe po ashtu analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën si dhe fokusin për zgjedhjet e radhës,...