Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS. Zbulohen emrat e ekspertëve nga të dyja palët

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS. Zbulohen emrat e ekspertëve nga të dyja palët

Është mbledhur këtë të premte Komisioni i Reformës Zgjedhore.   Ekspertët e ‘Zgjedhores’ nga PS do të jenë Viktor Gumi, Elena Xhina, Dardan Malaj, ndërsa nga PD do të jenë Altin Kazizaj, Muharrem Çakaj, Arjan Madhi, raporton gazetari i Top Channel Muhamed Veliu. Kjo mbledhje mbahet një ditë pasi PD u ul në tryezën e Komisionit për Reformën Territoriale, duke lënë pas përplasjet politike dhe duke vijuar punën  e përbashkët.     Top Channel