Mblidhet Komisioni i Reformës Territoriale, PD i kthehet bashkëpunimit me socialistët një ditë pas protestës me molotovë
Komisioni Parlamentar për Reformën Territoriale i është rikthyer sot normalitetit pas disa javësh bojkot nga opozita. Një ditë më parë Luçiano Boçi dhe deputetët e tjerë të opozitës ishin në shesh në krah të protestuesve që gjuajtën me fishekzjarrë dhe molotov në drejtim të Kryeministrisë, Kuvendit dhe Policisë, ndërsa sot ndryshuan retorikë dhe u ulën në krah të socialistëve. “Mos bëjmë rolin e atij që mbyll sytë dhe veshët. Marrëdhëniet në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës nuk janë në normalitet por janë të tensionuara për shkak të sjelljes së mazhorancës. Nëse nuk ka produkt konsensual, atëherë është mungesë e gatishmërisë për të pranuar variantet, kjo është kërkesa ime”, tha Boçi. “Kemi një agjendë të ngjeshur pune, të ndërgjegjshëm për faktin që kjo reformë do ishte...
Burimi:
top-channel.tv