Mblidhet grupi parlamentar i PS/ Nga fjalimi i Ramës te raportimi i Maznikut, çfarë pritet të ndodhë
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet ditën e sotme, 28 mars, ku në qendër të diskutimeve do të jenë sfidat parlamentare dhe axhenda ligjore për javët në vijim. Në këtë takim do të marrin pjesë deputetët socialistë, ministrat e kabinetit qeveritar si dhe disa drejtues institucionesh. Sipas agjendës, fjalën hapëse do ta mbajë kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, i cili pritet të paraqesë prioritetet dhe sfidat kryesore në Kuvend. Më pas, fjala do t’i kalojë Kryeministrit Edi Rama, i cili pritet të japë orientime politike dhe të ndalet te reformat dhe projektligjet kryesore. Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe raportimet nga drejtuesja e Kadastrës Lorena Goxhobelli, si dhe nga bashkëkryetari i PS për Reformën Territoriale, Arbian Mazniku, i cili do të...
Burimi:
gijotina.com