Mbledhja e PS për imunitetin e Ballukut, befason Malaj: Një ministër po pinte kafe fshehurazi Ramës me një të huaj
Ish-anëtari i Kryesisë së PS, Arben Malaj tregon se një ministër ka pirë kafe fshehurazi Edi Ramës me një të huaj. “Një ministër sot po pinte një kafe fshehur me disa të huaj, përpara se të fillonte mbledhja e grupit. Kështu që mendoj se mesazhet i kanë të qarta. Kompromosi mund të ishte ky arrest shtëpie. Të përballojë sfidën që edhe Rama tha për t’u mbrojtur si e pafajshme”, tha Malaj në ”A2cnn”. Ish-ministri socialist nuk pranoi të përmendte emrin, duke u shprehur se ka bërë kompromis me vetveten që nuk merret me emrat. “Ishte staf, jo ambassador. Edhe në kohën tonë është bërë, kur është dashur të përcillej një mesazh, ministrat që ishin afër kryeministrit uleshin. Shiko nuk duhet të kemi frikë për t’u...
Burimi:
kohajone.com