“Mbi qeverinë, është një barrë e rëndë që po i qëndron në shpinë”/ Gazetari: Integrimi po bllokohet nga korrupsioni

“Mbi qeverinë, është një barrë e rëndë që po i qëndron në shpinë”/ Gazetari: Integrimi po bllokohet nga korrupsioni

Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në nje studio televizive, ka komentuar rezolutën për integrimin europian të Shqipërisë dhe ecurinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Buzhala ngriti pyetjen nëse vendimi për votimin e rezolutës nga opozita dhe mazhoranca ka qenë i drejtë, duke theksuar se në parim një dokument i tillë që kërkon luftimin e korrupsionit dhe forcimin e shtetit ligjor është një standard i domosdoshëm për vendet që synojnë anëtarësimin në BE. Sipas tij, në vende normale me aspirata europiane, opozita duhet të luajë rol aktiv si faktor kontrolli dhe presioni për përmbushjen e standardeve të integrimit, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e qeverisjes. ‘Duke marrë parasysh tekstin e rezolutës, unë nuk po besoj që nuk duhet me u shtru pyetja...