Mbi 500 banorë pa energji elektrike, digjet transformatori elektrik në Elbasan
Mbi 500 banorë kanë mbetur pa energji elektrike këtë të mërkurë në Elbasan, si pasojë e dëmtimeve në rrjetin shpërndarës të energjisë. Sipas informacioneve zyrtare, një defekt në Fidrin 2 të Nënstacionit “Përparim” ka sjellë ndërprerje të energjisë për 164 abonentë në zonat Garunje dhe Cacabeze. Probleme janë evidentuar edhe në zonën e Prrenjasit, ku dëmtimi i shtyllave të tensionit të mesëm, pas përplasjes së një automjeti, ka lënë pa energji elektrike rreth 390 abonentë në Radokal. Ekipet teknike janë angazhuar në terren për riparimin e dëmtimeve.
Burimi:
gijotina.com