Mbi 277 mln lekë dëm financiar! GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

Mbi 277 mln lekë dëm financiar! GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

Rexhë Byberi TIRANË-Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Tropojës, Rexh Byberi, dhe zëvendësit të tij, Abedin Kërnaja. Të dy zyrtarët e Partisë Socialiste do të gjykohen për “shpërdorim të detyrës”, kryer më shumë se njëherë. Rexhë Byberi aktualisht ndodhet në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Byberi, së bashku me zëvendësin e tij, Abedin Kërrnaja, akuzohen për shpërdorim detyre, me dëm financiar që kalon 277 milionë lekë. Sipas SPAK, ata janë përgjegjës për dëmtimin e sipërfaqeve pyjore gjatë ndërtimit të dy rrugëve, duke mos u konsultuar me institucionet përkatëse. Një njoftimin e Prokurorisë së Posaçme thuhej se për nisjen dhe kryerjen e punimeve, në këto dy akse rrugore, duhej të aplikohej në sistemin elektronik ‘e-leje’, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të...