“Mbeta me 2 thasë misër”/ Të mbjellat e shkatërruara nga përmbytjet, fermeri 75-vjeçar nga Lezha mes lotësh

“Mbeta me 2 thasë misër”/ Të mbjellat e shkatërruara nga përmbytjet, fermeri 75-vjeçar nga Lezha mes lotësh

Përmbytjet e fundit në zonën e Lezhës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore, duke vështirësuar ndjeshëm punën e fermerëve vendas. Gjergj Luca, 75 vjeç, tregon se gjatë këtij sezoni bujqësor ka tentuar dy herë të mbjellë tokën, por reshjet e dendura dhe prania e ujit në parcela kanë bërë që prodhimi të dëmtohet pothuajse plotësisht. Ai shprehet se nga 8 kuintalë misër që zakonisht siguron nga toka e tij, këtë vit ka arritur të ruajë vetëm dy thasë, ndërsa pjesa tjetër është prishur si pasojë e lagështirës së lartë dhe përmbytjeve të vazhdueshme. Mes lotësh, ai tregon edhe për problemet shëndetësore me të cilat përballet, por thekson se asgjë nuk e ka penguar që të vijojë të merret me bujqësi. Pavarësisht vështirësive fizike...