Mbërrin në Gjykatën e Vlorës Gerald Biba, i përfshirë në incidentin me protestuesin në Zvërnec

Mbërrin në Gjykatën e Vlorës Gerald Biba, i përfshirë në incidentin me protestuesin në Zvërnec

Ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë Gerald Biba, personi i identifikuar si përfaqësues i kompanisë së sigurisë “Major Security”, i cili u përfshi në incidentin e ndodhur gjatë protestës, ku një protestues u tërhoq zvarrë. Prania e Bibës në gjykatë vjen në kuadër të procedurave ligjore që po ndiqen pas arrestimit të tij. Biba akuzohet për heqje lirie dhe plagosje. Top Channel