Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seanca për Ballukun, GJKKO: Nuk do të marrim pjesë

Mbahet sot në Gjykatën Kushtetuese seanca për Ballukun, GJKKO: Nuk do të marrim pjesë

Këtë të enjte është parashikuar seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Kryeministri kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes me gjykatën e posaçme dhe SPAK, ndërsa Prokuroria e Posaçme është në pritje të shqyrtimit të kërkesës së tyre të depozituar në Kuvend për autorizim për arrestimin e zv.kryeministres. Në gjykatë sapo kanë mbërritur dy prokurorët e çështjes. GJKKO përmes një reagimi zyrtar ka njoftuar nuk do të dërgojë përfaqësues me argumentin se “nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë”. “Ju informojmë se GJKKO nuk do të marrë pjesë në këtë seancë plenare pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë. Në një shtet demokratik...