Mashtronin qytetarët me premtime për blerje apartamentesh, arrestohen dy persona

Mashtronin qytetarët me premtime për blerje apartamentesh, arrestohen dy persona

Një skemë mashtrimi e ndërtuar përmes premtimeve të rreme për blerje apartamentesh është goditur nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Agjentët e rremë”. Si rezultat i hetimeve të thelluara, të nisura pas kallëzimeve të disa qytetarëve, u arrestuan dy shtetas bashkëjetues, E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, të cilët dyshohet se u merrnin shuma të mëdha parash qytetarëve duke i mashtruar se do t’u blinin apartamente. Sipas hetimeve, pasi përvetësonin paratë, dy të arrestuarit falsifikonin mandate banke për t’i bindur viktimat se shumat ishin depozituar. Dokumentet e falsifikuara ua paraqisnin më pas edhe shoqërive të ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive për shitblerje apartamentesh. Operacioni u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në...