Mashtrim, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 6 persona dhe 5 shoqëri

Mashtrim, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 6 persona dhe 5 shoqëri

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dergon në gjyq gjashtë persona dhe pesë shoqëri biznesi për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’, ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Mospagimi i taksave dhe tatimeve’, parashikuar nga nenet 143/3, 287/2, 180/3 dhe 181 të Kodit Penal. Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr. 2156, të vitit 2023, të nisur pas kallëzimit të shtetases M.H., rezultoi se gjithçka nisi pasi shtetasi A.M. i kërkoi një hua kësaj shtetaseje 2.200.000 euro, të cilat ajo i kishte përfituar nga shitja e një pasurie të paluajtshme, me qëllim që ai dhe ortaku i tij S. G., t’i investonin në biznes. Ky shtetas ishte aksioner në shoqërinë “Magoware” shpk me...