Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Masat për fluksin në Kakavije, shqiptarët që jetojnë në Greqi kthehen tek familjet, priten radhë në pikat kufitare
Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Sajmir Muçaj, u shpreh se pala shqiptare ka bërë çdo përpjekje në bashkëpunim me autoritetet greke për të shmangur radhët e pritjes, duke theksuar se problematika janë shfaqur edhe për shkak të protestave të zhvilluara në shtetin fqinj, të cilat kanë ndikuar në qarkullimin normal në kufi. Deklarata u bë gjatë inspektimit në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ku ai theksoi se strukturat e Policisë Kufitare janë në gatishmëri të plotë, me shtim të forcave dhe hapje të sporteleve shtesë, për përpunimin sa më të shpejtë të fluksit të lëvizjeve dhe garantimin e rendit e sigurisë publike. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 5 ditëve të fundit, nëpërmjet PKK Kakavijë janë regjistruar gati 80 mijë lëvizje në të dyja...