Masakra e Gërdecit/ Seanca e radhës për Mediun në GJKKO, mungon ish-ministri

Masakra e Gërdecit/ Seanca e radhës për Mediun në GJKKO, mungon ish-ministri

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO), po zhvillohet seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes të qeverisë Berisha, Fatmir Mediu, i marrë i pandehur për masakrën e Gërdecit. Vetë Mediu nuk është i pranishëm pasi ndodhet në SHBA ndërsa në sallë prezent është i vëllai dhe Geraldo Druda, i cili ka humbur vëllain 7-vjeçar nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Për të disatën seancë radhazi, avokatët mbrojtës të Fatmir Mediut, kundërshtojnë provat shkencore të paraqitura nga SPAK, kryesisht për përcaktimin e Gërdecit si zonë për përdorim për demontim të armëve dhe përcaktimin ligjor që ndan kalibrat në të mëdhenj e të vegjël. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi, sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec,...