Masa e pezullimit ndaj Ballukut në GJKKO, përfaqësuesi i Qeverisë: Çfarë ndodh nëse Apeli e rrëzon?

Masa e pezullimit ndaj Ballukut në GJKKO, përfaqësuesi i Qeverisë: Çfarë ndodh nëse Apeli e rrëzon?

Gjatë seancës për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit lidhur me vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, përfaqësuesi i kryeministrisë u pyet edhe për dallimin mes pozitës së kreut të qeverisë dhe ministrit, sa I përket pezullimit nga gjykata. Gjyqtari Asim Vokshi pyeti nëse mund të bëhet një dallim mes kryeministrit që nuk mund të pezullohet dhe ministrit i cili është i zëvendësueshëm. Erald Jonuzaj, përfaqësues i Kryeministrisë, tha se kryeministrit i është shtrënguar dora për të bërë zëvendësimin e ministres, ndërkohë që Apeli mund ta rrëzojë masën e pezullimit të vendosur në shkallën e parë të GJKKO. Gjyqtari Asim Vokshi: Ju e konsideroni shkarkim pezullimin nga detyra. Ka vend për të bërë një dallim mes pozitës së kryeministrit, i cili...