Marshimi prej 5 orësh drejt Rinasit/ Policia e Tiranës procedon 19 persona, mes tyre organizatorë dhe pjesëmarrës
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 19 persona, të dyshuar si organizatorë dhe pjesëmarrës në bllokimin e rrugës që çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Sipas njoftimit zyrtar, veprimet hetimore kanë nisur pas tubimit të zhvilluar më 14 qershor 2026 në kryeqytet, i cili fillimisht ishte njoftuar për t’u mbajtur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas përpara Kryeministrisë. Gjatë protestës, sipas hetimeve, një pjesë e organizatorëve kanë bërë thirrje për zhvendosjen e tubimit drejt aksit rrugor të Rinasit, duke shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe vështirësi në lëvizjen e qytetarëve. Në përfundim të veprimeve, ndaj 19 shtetasve është nisur procedim penal në gjendje të lirë për “pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit”, “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme” si dhe “prishje të rendit dhe...
Burimi:
sot.com.al