Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë, qytetarët në ditën e 17-të të revoltës: Rama jepe dorëheqjen!
Nuk ndalet për të 17-tën ditë radhazi vala e protestave masive që ka përfshirë kryeqytetin. Ndërsa ditët kalojnë, qëndresa popullore nuk tregon asnjë shenjë tërheqjeje, duke dëshmuar se qytetarët janë të vendosur të shkojnë deri në fund për të arritur qëllimin e tyre. Me thirrjet e fuqishme që tashmë janë kthyer në kryefjalën e kësaj lëvizjeje, “Rama ik!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”, masa kilometrike e protestuesve ka marshuar në shenjë revolte përgjatë rrugëve kryesore. Nga sheshi, pjesëmarrësit shprehen me tone të prera se nuk do të pranohet asnjë kompromis përveç largimit të menjëhershëm të kreut të qeverisë. Ata paralajmërojnë se rrugët dhe sheshet do të mbeten të mbushura çdo ditë, deri në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre.
Burimi:
sot.com.al