Marrëveshja me KFW për investime të reja në ujësjellës, ministri Malaj: Mbi gjysma e popullsisë urbane do të ketë furnizim më të sigurt me ujë

Marrëveshja me KFW për investime të reja në ujësjellës, ministri Malaj: Mbi gjysma e popullsisë urbane do të ketë furnizim më të sigurt me ujë

Qeveria kërkon në Kuvend ratifikimin e një marrëveshje huaje prej 47 milionë eurosh për investime në rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimeve në disa qytete. Marrëveshja është lidhur me Bankën Gjermane për Zhvillim KfW dhe lidhet me fazën e dytë të programit “Infrastruktura Bashkiake V”. Ministri i Financave, Petrit Malaj thotë se projekti synon të përmirësojë furnizimin me ujë të pijshëm dhe sistemet e kanalizimeve në Shkodër, Lezhë dhe Sarandë. “Vijmë sot para jush për ratifikimin e marrëveshjes së huas midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW. Kjo marrëveshje lidhet me zbatimin e një prej programeve më të rëndësishëm për investimet në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në nivel kombëtar, programin ‘Infrastruktura Bashkiake V’”, tha Malaj në Kuvend. Programi “Infrastruktura...