Marjana Koçeku u largua nga grupi i PS, socialistët rebelohen: Dorëzo mandatin e deputetes, në Kuvend u fute nga…

Marjana Koçeku u largua nga grupi i PS, socialistët rebelohen: Dorëzo mandatin e deputetes, në Kuvend u fute nga…

E pagëzuar si Neomalësorja, deputetja 25-vjeçare, e shumë diskutuar dhe promovuar nga vetë kryeministri Edi Rama, vendosi të mos jetë më pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. “Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë”, shkroi Koçeku.  Me këtë postim, Marjana Koçeku, vetëm 9 muaj në Parlament, largohet duke u  distancuar nga mazhoranca socialiste, ndonëse në zgjedhjet e 11 majti 2025, kryesoi listën e mbyllur në Qarkun e Shkodrës, duke patur të garantuar mandatin, pa u përpjekur të mbledhë vota, në një zonë të vështirë elektorale. Pa dhënë detaje mbi arsyet e kësaj vendimmarrje, Koçeku lë të kuptohet...