Manipulimi i Ramës/ Video për transformimin e Lanës, e krijuar me Inteligjencë Artificiale

Manipulimi i Ramës/ Video për transformimin e Lanës, e krijuar me Inteligjencë Artificiale

Më 30 prill, Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video që tregon transformimin e Lumit të Lanës në Tiranë, një nga ndërhyrjet urbane më të njohura të dy dekadave të fundit në kryeqytet.   Postimi shoqërohej me një koment ironik nga vet Rama: “Eh eh eh, llafet i merr lumi”. Brenda pak orësh, video u shpërnda gjerësisht, duke grumbulluar mbi 1.4 milionë shikime, mijëra pëlqime e komente, si dhe qindra shpërndarje. Ajo u amplifikua më tej nga ministra, deputetë të shumicës, media online si dhe televizione kombëtare. Por, ndërsa videoja u paraqit si një dëshmi vizuale e transformimit të Lanës, në asnjë moment nuk u bë e qartë për publikun se përmbajtja ishte e krijuar pjesërisht me inteligjencë artificiale (AI). Verifikimi i kryer nga Faktoje tregon se videoja nuk është një dokumentim...