Manastiri i Kryeengjëjve, një prej atraksioneve të luginës së Drinos
Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan të Gjirokastrës, është një prej kishave dhe manastireve të shumta të luginës së Drinos. I pozicionuar në pllajën e Malit të Gjerë, mbi fshatin Derviçan, manastiri është një ndërtim më i ri në krahasim me komplekset e tjera të kësaj lugine, por ka vlera të shumta dhe dëshmon për zhvillimin dhe larminë tipologjike të ndërtimeve të arkitekturës pasbizantine. Kompleksi i Manastirit të Kryeengjëjve përbëhet nga kisha dhe konakët, që e rrethojnë atë, kryesisht nga ana lindore dhe perëndimore. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ndau pamjet 3D të këtij manastiri për të pasur një ide më të plotë rreth këtij ndërtimi. Kisha përbëhet nga naosi dhe narteksi. Në të gjithë sipërfaqen e interierit, kisha mban pikturë murale. Naosi është i...
Burimi:
kohajone.com