Malta dhe Santorini në hije? Ky vend në Shqipëri po merr gjithë turistët

Malta dhe Santorini në hije? Ky vend në Shqipëri po merr gjithë turistët

Për shumë vite, destinacionet si Malta, Santorini apo ishujt e famshëm të Mesdheut kanë qenë zgjedhja e parë e turistëve që kërkojnë ujëra të kristalta, peizazhe spektakolare dhe një atmosferë të veçantë pushimi. Por gjithnjë e më shumë udhëtarë po zbulojnë një alternativë të re në zemër të Ballkanit: Shqipërinë dhe veçanërisht një nga perlat e saj më të bukura, Rivierën Shqiptare. Me plazhe të virgjëra, ujëra të kaltër dhe fshatra që ruajnë ende autenticitetin mesdhetar, zona nga Dhërmiu deri në Ksamil po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara për turistët vendas dhe të huaj. Bukuria natyrore, kombinimi mes maleve dhe detit, si dhe mikpritja tradicionale shqiptare po e bëjnë këtë pjesë të vendit një surprizë për ata që kërkojnë një eksperiencë ndryshe....