‘Malli’ nga Fieri do të shitej në grupet kriminale! Vëllai i ‘Xubit’ të Yzberishtit mes të arrestuarve, nga vrasjet, droga në trafikant armësh

‘Malli’ nga Fieri do të shitej në grupet kriminale! Vëllai i ‘Xubit’ të Yzberishtit mes të arrestuarve, nga vrasjet, droga në trafikant armësh

Artur Brahimaj, Artur Rushiti dhe Ilir Zyberi TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i ndërmarrë në Tiranë, ku tre persona u arrestuan për akuzën e trafikut të armëve. Grupi kriminal i përbërë Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti nga ishte i përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit prej disa kohësh, ndërsa një armë shitej 700-800 euro. Armët e sekuestruara dyshohet se i kanë sjell nga Fieri dhe do t’ju shiteshin grupeve kriminale, krysisht në zonën Tufinë dhe Fresk.  Të tre të arrestuarit janë emra të njohur në botën e krimit me precedentë penale, të dënuar më herët për vrasje, plagosje dhe drogë. Mes të arrestuarve pikas emri i Ilir Zyberit. Ky i fundit më herët mbante mbiemrin Avdillari, por e ka ndryshuar atë pas martese.  Ai është...