“Makth” me trafikun në hyrje-dalje të Elbasanit, mijëra qytetarë të bllokuar në temperatura nën zero

“Makth” me trafikun në hyrje-dalje të Elbasanit, mijëra qytetarë të bllokuar në temperatura nën zero

trafiku ne elbasan ELBASAN- Ngricat dhe lëvizja e shtuar me automjete në këto ditë të para të vitit ka bërë që aksi Elbasan Prrenjas të ketë një trafik tejet të shtuar. Për dhjetëra kilometra, automjetet nuk lëvizin fare, ndërsa udhëtarët kanë mbetur të izoluar në kushte të vështira dhe temperatura nën zero. Ankesat për situatën në fakt nisën prej orës 14 dhe vazhdoi për orë të tëra. Sipas informacioneve nga qytetarët në terren, bllokimi shtrihet nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit në Elbasan. Lëvizja e mjeteve vijon të përkeqësohet, duke krijuar radhë të gjata dhe vështirësi të mëdha për drejtuesit dhe pasagjerët, ndërsa moti i keq vështirëson edhe më shumë situatën.