“Makinën ma dëmtoi djali i Fatmir Shpellzaj dhe ata që e shoqëronin”, Prekë Molla jep versionin e tij për ngjarjen

“Makinën ma dëmtoi djali i Fatmir Shpellzaj dhe ata që e shoqëronin”, Prekë Molla jep versionin e tij për ngjarjen

Banorët e zonës së Rrjollit, përmes përfaqësuesit të tyre z. Prekë Molla, reagojnë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar.Sipas deklarimit të z. Prekë Molla, konflikti ka nisur pasi djali i z. Fatmir Shpellzaj e ka provokuar fillimisht duke e ndeshur me sup, çka më pas ka sjellë një përplasje verbale mes tyre. Gjatë debatit, djali i z. Shpellzaj është shprehur se kishte ardhur i përgatitur.Z. Prekë Molla deklaron gjithashtu se djali i z. Shpellzaj ka qenë i shoqëruar nga rreth 10–15 persona, të cilët sipas tij kanë qenë të armatosur dhe të pajisur edhe me shkopinj bejzbolli. Sipas tij, ata kishin ardhur me qëllimin për t’i marrë dokumentet, pasi kishin menduar se ai ndodhej vetëm. Ai shprehet se është tërhequr zvarrë nga disa...