Makina e gjyshes, si u zbardh vrasja e Mondi Mëhallës: pista që çoi hetuesit te grupi i atentatit

Makina e gjyshes, si u zbardh vrasja e Mondi Mëhallës: pista që çoi hetuesit te grupi i atentatit

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbërthyer dëshminë kyçe të pronares së BMW-së, e cila çoi në identifikimin e hallkës së fundit të arratisjes pas vrasjes së Mondi Mëhallës. Pamjet filmike dhe hetimet lidhin djegien e “Audit” me largimin e autorëve me një BMW tjetër, duke nxjerrë në pah emra konkretë dhe role të dyshuara. Në fokus del edhe figura e Oklid Ndino El Ouejdit, roli i tij dhe konflikti i ashpër financiar që dyshohet se çoi në atentatin ndaj Mondi Mëhallës. Dëshmia më interesante që çoi edhe në identifikimin e disa prej personave të dyshuar si organizatorë dhe pjesëmarrës në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, është ajo e një shtetaseje nga fshati Rajcë e Përrenjasit. Ajo që rezulton të jetë edhe pronarja e vërtetë...