Makina del nga rruga dhe përmbyset pranë urës së Bushtricës

Makina del nga rruga dhe përmbyset pranë urës së Bushtricës

Një automjet është përmbysur pak minuta më parë në afërsi të urës së Bushtricës, në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë korsisë së lëvizjes, çka ka sjellë përmbysjen e automjetit në anë të rrugës. Fatmirësisht, nga ky aksident nuk raportohen viktima. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, veçanërisht në segmente me kthesa dhe pranë urave, ku rreziku i aksidenteve është më i lartë. gijotina.com/