Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Mafia shqiptare “bën ligjin” në Europë dhe Amerikë…Pse është aleate e karteleve meksikane?
foto ilustruese MEKSIKË- Njoftimi i Departamentit të Thesarit të SHBA-së për sanksione kundër familjes Hysa 'meksikane', por me origjinë shqiptare, për dyshime për pastrim parash në emër të fraksionit Mayiza të Kartelit Sinaloa, i shtohet një liste të gjatë lajmesh që lidhin kartelet meksikane me klanet kriminale me origjinë shqiptare dhe na bën të pyesim veten: Pse është bërë kaq e zakonshme lidhja midis organizatave të krimit të organizuar në Meksikë dhe Shqipëri? Pak dihet për mafian shqiptare në Meksikë, por ajo është shumë e rëndësishme ndërkombëtarisht, raporton media meksikane. Së bashku me 'Ndranghetën italiane', është një nga dy mafiet që kontrollojnë trafikun e drogës në Evropë dhe për këtë arsye është një aleat kyç i Kartelit Sinaloa dhe Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco...