Lushnje/ Aksident në rrethrrotullimin e Savrës, përplasen 2 mjete, s’ka të lënduar

Lushnje/ Aksident në rrethrrotullimin e Savrës, përplasen 2 mjete, s’ka të lënduar

Aksidenti i ndodhur dje në rrethrrotullimin e Plukut, është pasuar nga një tjetër aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Savrës. Në të dyja rastet aksidentet kanë qenë me dëme materjale dhe me lëndime të lehta për drejtuesit e mjeteve dhe bashkëudhëtarët e tyre. Në aksidentin e ndodhur sot në rrethrrotullimin e Savrës janë përfshirë dy mjete tip Benz me dëme materjale. Sipas policisë së qarkullimit shkaku i aksidentit kanë qenë manovrat e gabuara dhe mosrespektimi i kodit rrugor nga drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident.