Lush Osmani i Shpresa Al fiton miliona euro pa garë nga Pastrim Gjelbërimi, pa licencë për karburante dhe manipulime bilancesh
v TIRANË- Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit në Tiranë i ka dhënë një tjetër tender të paracaktuar kompanisë Shpresa Al, me pronar Lush Osmanin, duke ngritur hije të mëdha dyshimi se paratë që akordon kjo drejtori, sidomos për karburantet, shkojnë gjithmonë te të njëjtat duar. Skandali thellohet më tej për shkak se kjo firmë nuk ka licencë për të tregtuar karburant, por kjo s’e ka penguar që të marrë këto miliona. Gjatë 4 viteve të fundit, Osmani ka marrë çdo qindarkë të akorduar nga Liri Qoshi apo ish-drejtorët e tjerë. Ka dyshime se Osmani, apo punonjës të tij, kanë lidhje të ngushta me këtë drejtori, duke bërë që tenderat t’i fitojë gjithmonë Shpresa Al. VoxNews ka denoncuar disa javë më parë se këto procedura kanë qenë të...
Burimi:
zeri.ai