Luleshtrydhet me pesticide! Eksperti ngre alarmin: Fëmijët më të rrezikuar, ja ç’duhet të bëni
Eksperti i industrisë ushqimore, Kapllan Sulaj, ka ngritur shqetësimin për praninë e pesticideve në luleshtrydhe, duke theksuar se fëmijët janë grupi më i rrezikuar nga ekspozimi ndaj tyre. I ftuar në emisionin “Dita Jonë”, Sulaj tha se nuk ka vend për panik, pasi bëhet fjalë për një situatë të izoluar. “Jemi në një periudhë pranverore kur luleshtrydhet janë produkte të stinës dhe është konstatuar një parti me mbetje pesticidesh, çka ka sjellë bllokimin e saj,” u shpreh ai. Ai shtoi se kjo nuk do të thotë që të gjitha luleshtrydhet në treg janë të kontaminuara, por pranoi se në disa raste pesticidet janë përdorur “pa kriter”. Eksperti theksoi se problemi lidhet edhe me presionin e fermerëve për të nxjerrë produktin sa më shpejt në treg....
Burimi:
gijotina.com