Luftetari, një nga klubet më historike të futbollit shqiptar nuk ekziston më zyrtarisht
Një nga klubet më historike të futbollit shqiptar nuk ekziston më zyrtarisht. Që nga kjo e hënë, Luftëtari Gjirokastër sh.a është përjashtuar nga anëtarësia, pasi nuk u regjistrua në aktivitetet kombëtare të futbollit. Vendimi u mor në Asamblenë e Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër, e cila me 9 vota pro dhe asnjë kundër vendosi përjashtimin e klubit për shkak të mbylljes së aktivitetit. Kështu i jepet fund zyrtarisht ekzistencës së Luftëtarit, klub nga i cili kanë dalë emra të njohur të futbollit shqiptar si Sefedin Braho, Arjan Bellaj dhe Altin Haxhi. Luftëtari kishte ndërprerë aktivitetin që prej vitit 2020, por tashmë është zyrtarizuar edhe pushimi përfundimtar i ekzistencës së klubit, madje as në nivel amator. Në historinë e tij, Luftëtari numëron edhe një pjesëmarrje në...
Burimi:
kohajone.com