Lufta në Lindjen e Mesme, Lleshaj: Shqipëria duhet të sigurojë furnizime për energjinë, Iran ka tentuar të na godasë…

Lufta në Lindjen e Mesme, Lleshaj: Shqipëria duhet të sigurojë furnizime për energjinë, Iran ka tentuar të na godasë…

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për situatën e sigurisë dhe sfidat strategjike të Shqipërisë në një intervistë për një studio televizive, ndërsa në Lindjen e Mesme vijon konflikti në Iran. Lleshaj theksoi se një nga çështjet më të rëndësishme që duhet të marrë vëmendje nga politika shqiptare është furnizimi strategjik i vendit me energji dhe karburant. Sipas tij, kjo duhet të trajtohet si pjesë e strategjisë kombëtare. “Çështja e furnizimit strategjik të Shqipërisë me energji duhet të merrte vëmendjen e niveleve të larta të politikës në Shqipëri. Furnizimi i vendit me karburant është çështje strategjike. Vendet normale në këtë fushë kanë partneritete strategjike”, u shpreh ai. Sipas ish-ministrit, shteti shqiptar duhet të sigurojë marrëveshje të drejtpërdrejta me vende furnizuese të besueshme, në mënyrë...