“Lufta” me zjarret, Demo: Bonusi për zjarrfikësit do të shpërndahet brenda muajit korrik

“Lufta” me zjarret, Demo: Bonusi për zjarrfikësit do të shpërndahet brenda muajit korrik

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, zhvilloi ditën e sotme një konferencë për mediat. Demo foli lidhur me organizimin e strukturave vendore për përballjen me zjarret. Ministri u shpreh se ka një organizim dhe një rritje të kapaciteteve për ndërhyrje nga ajri. Po ashtu, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar në raport me mjedisin, pasi tha se incidente të vogla kanë sjellë pasoja të mëdha. Ndër të tjera, qeveria do të dalë me një paketë mbështetëse për ata që janë në vijën e parë të përballjes me flakët. Demo njoftoi se bonusi i zjarrfikësve, i cili zakonisht jepet në fund të sezonit të përballjes me zjarret, do të shpërndahet brenda muajit korrik. “Jemi duke punuar për të...