Lufta bllokon gjyqet në GJKKO, Ëngjëllushe Tahiri në Dubai! Shtyhen 3 seanca, mes tyre edhe ‘Plumbi i artë’

Lufta bllokon gjyqet në GJKKO, Ëngjëllushe Tahiri në Dubai! Shtyhen 3 seanca, mes tyre edhe ‘Plumbi i artë’

Engjëllushe Tahiri TIRANË-Situata në Lindjen e Mesme ka prekur edhe seancat gjyqësore në Gjykatën e Posaçme. Seanca gjyqësore e dosjes “Plumbi i Artë”, shkak mungesa e relatores Engjëllushe Tahiri, e cila prej disa ditësh ndodhet në Dubai. Këtë të enjte anëtari i trupës gjykuese Besmir Stroka pasi konstatoi palët e pranishme në sallë, njoftoi mungesën e Engjëllushe Tahirit duke shtyrë seancën në datë 10 mars ora 10.00. Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë shtyrë tre seanca të tjera për shkak të mungesës së Tahirit, e cila prej fillimit të javës ndodhet jashtë territorit të vendit.