Lubonja: Me vjedhjet që ka bërë Balluku dhe Rama, popujt e tjerë europianë do e kishin djegur Kuvendin

Lubonja: Me vjedhjet që ka bërë Balluku dhe Rama, popujt e tjerë europianë do e kishin djegur Kuvendin

Analisti Fatos Lubonja theksoi se reagimi qytetar ndaj vjedhjeve të Belinda Ballukut, zëvendës kryeministres dhe ministres së pezulluar nga detyra, duhet të ishte më i fortë. Ai u shpreh kritik ndaj protestës së PD-së, teksa tha se duhen tubime më të forta, dhe jo të protestohet me fishekzjarre. “Problemi është raporti që ka pushteti me protestat, që nuk pranohen. Biles aq janë demonizuar, mendoj se opozita është dobësuar. Duhen protesta shumë më të forta. Me këtë vjedhjen që ka bërë Balluku me Ramën mund të ishte djegur parlamenti po të ishte popull tjetër. Ne jemi popull i nënshtruar dhe dalim e bëjmë sikur protestojmë. Nxjerrim fishekzjarre. Po të ishte një popull tjetër nga perëndimorët, do e kishin djegur. Ky presioni mos bëni protesta, mos bëni,...