“Lubia e korrupsionit bashkë me Ramën, autorë të kësaj afere”/ Flet, Berisha: Motoja e tyre, të vjedhim sa më shumë

“Lubia e korrupsionit bashkë me Ramën, autorë të kësaj afere”/ Flet, Berisha: Motoja e tyre, të vjedhim sa më shumë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku lidhur me TEC-et lundruese të vendosura në brigjet e Vlorës. Në një deklaratë, Berisha i cilësoi TEC-et si një aferë korruptive dhe akuzoi Ramën dhe Ballukun se përfitojnë financiarisht prej tyre. “Lubi i korrupsionit është autorja e këtyre, bashkë me Edi Ramën. Nga ato monstra të vendosura në brigjet e Vlorës, Rama dhe Lubi Balluku përfitojnë dhjetëra e dhjetëra euro. Nuk kanë si t’i heqin ato. I kanë ngulur aty dhe “hajde të vazhdojmë të vjedhim sa më shumë””, deklaroi Berisha. Berisha vijoi sulmet ndaj SPAK-ut, duke pretenduar se struktura e posaçme nuk po heton Ramën dhe Ballukun. “Dora e Ramës dhe e Lubisë janë vetëm...